Flamur Noka del nga SPAK: U thirra për denoncimet në fushatën elektorale

0

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dalë nga SPAK pas rreth një ore ditëbn e sotme. Pas daljes nga SPAK, Noka ka theksuar se arsyeja që ai u paraqit në SPAK ka qenë për shkak të denoncimeve që ka bërë në fushatë elektorale. Duke folur për gazetarët jashtë, Noka shtoi se në ambientet e SPAK konstatoi se task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar.

“Sot krimi elektoral ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve. Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që partia demokratike ka paraqitur te SKAP-i i partisë duke nisur që nga Durrësi, që nga Vora, që nga Elbasani, që nga Shkodra, Fieri, Vlorë dhe gjithë Shqipëria. Unë isha për një sërë kallëzimesh që lidhen me krimin zgjedhor. Konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar. Krimi elektoral që na u premtuar se do të niste ndëshkimi, është duke i bërë karshillëk SPAK-ut, krimi elektotal më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, tha ai.