Ngërçi politik, kreu i Nismës Socialdemokrate pranon ftesën e Albin Kurtit për dialog

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se do të shkojnë në takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i thirrur për të shtunën.

Limaj tha se nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër përpos bashkëpunimit në mes të partive politike.

Duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Limaj, tha se Gjykata ka thënë qartë se “zgjidhja e situatës është përgjegjësi e partive politike”.