Mbrëmje muzikore në Elbasan , artistë të rinj e të afirmuar ngjiten në skenë

0
Screenshot

 

Qyteti i Elbasanit u bë mikpritës i dy netëve të veçanta muzikore, ku u bashkuan artistë të njohur dhe talente të reja në një atmosferë të mbushur me emocion dhe art.

Koncerti i parë u zhvillua në Bahçen e Trëndafilave në zemër të qytetit, ndërsa mbrëmja e dytë në ambientet pranë Kishës Shën Maria, në lagjen Kala, duke sjellë pranë publikut një repertor të larmishëm dhe interpretues të nivelit të lartë.
Nata e parë ishte e fokusuar te talentet e reja,ndërsa nata e dytë gala përfshiu emra të njohur të muzikës shqiptare si tenori Kastriot Tusha dhe sopranoja Ulpiana Aliaj, të cilët u shoqëruan nga këngëtarët e rinj Iris Sula dhe Noel Hoxholli. Drejtimin artistik e mbajtën Zeqir Sulkuqi dhe Desart Shëmili.Për mjeshtrin Sulkuqi mbrëmje të tilla i shërbejnë më së shumti brezit të ri të artistëve të cilëve u krijohet mundësia të harmonizohen me skenën dhe publikun.

Për artistët e rinj, interpretimi përballë publikut jashtë klasave ishte një provë e rëndësishme që rriti vetëbesimin dhe dëshirën për t’u përmirësuar.Ndërsa për qytetarët organizimi i aktiviteteve të tilla ndihmon në edukimin kulturor të të rinjve dhe krijon alternativa të shëndetshme për ta, larg rutinës së përditshme.

Mbrëmje që nuk sollën vetëm muzikë, por edhe një ndjesi të fortë bashkimi përmes artit në zemër të qytetit.