Elbasan, 30 qershor 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka zhvilluar një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale gjatë 24 orëve të fundit, duke evidentuar dhe ndaluar disa shtetas për vepra të ndryshme penale në qytetet Elbasan, Gramsh dhe Librazhd.
Nga Komisariati i Policisë Elbasan:
U arrestua shtetasi K. B., i dyshuar për vjedhjen e një telefoni celular.
U arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 34 vjeç dhe R. K., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete në gjendje të dehur.
U procedua penalisht shtetasi M. B., 31 vjeç, pasi në aksin “Gramsh–Skëndërbegas” humbi kontrollin mbi motomjetin që drejtonte, duke dalë nga rruga. Si pasojë, mbeti i dëmtuar ai dhe pasagjeri i tij. M. B. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri mori ndihmën dhe u largua në banesë.
Nga Komisariati i Policisë Gramsh:
U procedua shtetasi M. C., 37 vjeç, për dhunë ndaj bashkëshortes, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
U procedua shtetasi S. D., 56 vjeç, i kapur duke hedhur inerte në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Përroi i Pllakallinjëve”.
Nga Komisariati i Policisë Librazhd:
U procedua shtetasi R. B., 27 vjeç, për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila gjithashtu u pajis me urdhër mbrojtjeje.
U shpall në kërkim shtetasi A. L., 55 vjeç, i dyshuar se gjatë një konflikti ka dëmtuar mjetet e punës të një 24-vjeçari. Punohet për kapjen e tij.
Ngjarje të tjera:
Në fshatin Kodër Bujaras ka rënë zjarr në kabinën elektrike të zonës, dyshohet si pasojë e një shkëndije. Flakët kanë djegur edhe një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases D. P.. Vijon puna për zbardhjen e shkakut.
Në fshatin Dëshiran ka marrë flakë një automjet, i drejtuar nga shtetasi A. A., 57 vjeç. Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale dhe dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.