Tymi toksik ‘mbulon’ Elbasanin! Zjarri aktiv prej 15 orësh

0

Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit.

Tymi që vazhdon tashmë prej në shumë se 15 orësh ka mbuluar të gjithë zonën.

Vazhdon përpjekja e disa dhjetëra efektivëve zjarrfikës për fikjen e zjarrit.

Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë fikjen e tij. Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit teksa era frynte nga perëndimi në drejtim të lindjes.

E tashmë që era ka ndryshuar drejtim reja e tymi ka mbërritur deri në qytetin e Cërrikut në anën perendimore të Elbasanit.