Kronika në 24 orë në Elbasan/Nga djegija e plahrave, denoncimi për zhdukjen e djalit dhe deri te veprat penale për pronën

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd:
-arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka thyer me gurë, xhamin e fasadës së një banke, në Prrenjas. 50-vjeçari, i dënuar më parë, për shkatërrim të pronës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Ll., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. C., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-L. M., 57 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar murin rrethues të banesës së një 67-vjeçari.

Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast. Ndërkaq, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Më datë 01.07.2025, është paraqitur në polici dhe ka bërë kallëzim shtetasja A. L., se në janar të vitit 2005, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin M. L., aktualisht 44 vjeç. Ka nisur puna për gjetjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.