Zjarri në landfillin e Elbasanit, Policia nis hetimet

0
Screenshot

 

Zjarri i përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan ka vënë në lëvizje autoritetet. Sipas deklaratës zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e zjarrit, sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit. Në terren ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve.