Eksksperti i mjedisi, Ahmet Mehmeti nga fusha e mbetjeve në Elbasan, ku prej ditës së djeshme po digjen mbetje që shkaktojnë një situatë të jashtëzakonshme, ka folur për rëndësinë e trajtimit të duhur të mbetjeve urbane.
Sipas tij, trajtimi i mbetjeve urbane është nisur së prapthi dhe nuk është vënë në bazë të riciklimit, i cili përcakton mënyrën se si duhet të zhvillohet trajtimi i tyre.
Mehmeti thekson ‘se incenerimi duhet të jetë pika e fundit e strategjisë, dhe se Shqipëria nuk ka nevojë për 2, 3 apo 4 inceneratorë, por vetëm një i mjafton për të trajtuar mbetjet urbane të vendit.
Sipas ekspertit, Rreziqet e kësaj situate janë të mëdha për shëndetin e njerëzve, duke përfshirë rreziqet në lëkurë, gjak, aparatin tretës dhe zemrën. Ndotja shkakton sëmundje gjenetike dhe kancerogjene.
“Me ndërtimin e inceneratorit këtu në Elbasan, menjëherë ne si shoqëri civile, unë jam kryetar i klubit ekologjik Elbasan, një nga shoqatat më aktive në rajonin e Shqipërisë së Mesme, por edhe në Shqipëri, ne jemi përpjekur që gjithmonë në takimet me qeveritarët dhe Ministrinë e Mjedisit, t’u themi mendimin tonë lidhur me trajtimin e mbetjeve urbane, mbetjeve të ngurta sidomos.
Pra, trajtimi i mbetjeve urbane është nisur së prapthi, nuk është vënë në bazë të saj riciklimi. Fjala riciklim përcakton sesi do të zhvillohet gjithë zhvillimi i trajtimit të mbetjeve urbane.
Ato nga një pasuri minerale, është një pasuri që po ta përdorësh me racionalitet, fiton prej saj, zbut varfërinë, mban pastër mjedisin, zhvillon ekonominë.
Ky incenerimi, që duhet të ishte pika e fundit e kësaj strategjie, incenerator në Shqipëri nuk ka nevojë të bësh 2, 3, 4, vetëm një incenerator mjafton që të trajtojë mbetjet urbane të Shqipërisë.
Ky që është ngritur në Elbasan është një diçka butaforike që ka përfaqësuar emrin incenerator, është abuzuar me atë krijesë të përçudnuar që nuk i hyri ndonjëherë në punë, që nuk bëri punën e planifikuar.
Është abuzuar, po them planifikim abuziv, jo gabim. Ai nuk ka dhënë rezultat, s’ka prodhuar energji, nuk ka përdorur ato që duhej për t’i trajtuar.
Rreziqet janë në të gjitha indet e organizmit, që nga rreziqet në lëkurë, në gjak, në aparatin tretës, në zemër. Kjo ndotje është shkaktare e sëmundjeve gjenetike, e sëmundjeve kanceroze.
Pra janë të gjitha të këqijat që e vijnë nga mosmbajtja e një mjedisi të pastër, pra me trajtimin së prapthi të menaxhimit të trajtimit të mbetjeve urbane.
Prandaj ngul këmbë që duhet të jetë riciklimi dhe jo incenerimi.
Mbetjet duhen ricikluar, këtu është gabimi, këtu është e keqja.
Atëherë kur nuk përdor këtë strategji për trajtimin e mbetjeve urbane, çfarë bën atëherë? Atëherë shton sëmundjet, shton të këqijat në mjedis dhe nuk arrin të mbash mjedisin e pastër.”, tha eksperti në Syri TV.