Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen E. B., 36 vjeçe, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”.
Si pasojë, automjeti doli nga rruga.
Nga aksidenti u dëmtuan drejtuesja dhe një pasagjere, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.