150 biznese në Elbasan kanë liruar vullnetarisht hapësirat publike, ndërsa 90 të tjera ndodhen aktualisht në proces zhvendosjeje. Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm drejt një bashkëjetese më të drejtë dhe të rregullt në komunitet, duke kontribuar në përmirësimin e hapësirave të përbashkëta dhe funksionalitetit urban.
Autoritetet vendore theksojnë se të gjitha strukturat përkatëse janë në terren, duke ndjekur me përkushtim zbatimin e këtij procesi që do të shtrihet në çdo hapësirë publike të qytetit, me qëllim rikthimin e funksionit të tyre për qytetarët.
Ky aksion sipas kryebashkiakut Gledian Llatja është pjesë e një nisme më të gjerë për sistemimin dhe lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, që synon të rrisë cilësinë e jetës urbane dhe të forcojë ndjenjën e përgjegjësisë qytetare.

Postimi i Kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja:
✅ 150 biznese në Elbasan kanë liruar vullnetarisht hapësirat publike, ndërsa 90 të tjera janë në proces zhvendosjeje. Ky është një hap i rëndësishëm për nje bashkëjetesë te drejtë në komunitet.
Të gjitha strukturat tona janë në terren, duke ndjekur me përkushtim këtë proces i cili do të shtrihet në çdo hapsirë publike të qytetit 🙌





