Më 9 nëntor, qytetarët e Cërrikut do të thirren të votojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur drejtuesin e tyre. Tradicionalisht e konsideruar një bastion i së majtës, gara në Cërrik pritet të jetë më sfiduese për opozitën e cila garon me dy kandidatura. Partia Demokratike mbështet kandidatin e shoqërisë civile mjekun Amarildo Hoxha dhe nisma “Shqipëria Bëhet”kandidon me Eligert Hima i diplomuar për kriminologji në Milano. Kandidatët Hoxha dhe Hima evidentojnë arsyet se përse besojnë se në këto zgjedhje qytetarët do ti votëbesojnë.
Ndryshe nga kryeqyteti, ku forcat opozitare garojnë me një kandidat të vetëm, në Bashkinë e Cërrikut Z. Hoxha dhe Z. Hima do t’u duhet të përballen mes tyre për të fituar mbështetjen e elektoratit opozitar.
Partia Socialiste ka kandiduar Kryetarin e komanduar Florenc Doko në profesion jurist.Kjo bashki shkon në zgjedhje të pjesshme pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla në postin e Ministrit të Bujqësisë.
Infoweb Media





