Operacion “blic” në Elbasan, dyshohet për disa të arrestuar. Në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

0

Një operacion i papritur i policisë është zhvilluar gjatë ditës së sotme në Elbasan, ku dyshohet se janë arrestuar 2 persona të njohur si pjesë e botës së krimit.

Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 15:30 në një prej lokaleve të njohura përgjatë aksit rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Forcat e rendit te mbështetur nga forca te tjera policore kanë ndërmarrë një aksion të mirëorganizuar, duke rrethuar fillimisht të gjithë zonën përreth lokalit, përpara se të ndërhynin brenda në ambientet e restorantit ku dyshohej se ndodheshin eksponentët kriminalë.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi identitetin e të arrestuarve apo akuzat konkrete ndaj tyre.