Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje 60-vjeçarin në aksin “Cërrik–Shalës”

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. H., 30 vjeç, drejtues kamioni, pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”.

Nga hetimet paraprake rezulton se ai, duke drejtuar automjetin me pakujdesi, ka përplasur shtetasin Xh. B., i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit dhe i riu do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen”.