Tentoi të vriste një person duke e shtypur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

0

Policia e Lezhës ka arrestuar një 17-vjecar, i cili akuzohet se 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe. I riu ishte shpallur në kërkim pasi një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta 34-vjeçarin F. Gj. dhe më pas e ka përplasur qëllimisht me automjet.

Nga hetimet ka rezultuar se 17-vjeçari drejtonte mjetin pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne mënyre te parregullt”.

Në konflikt janë përfshirë 6 persona, ndërsa autoritetet vijojnë punën për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Kapet një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë 6 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa u pajisur me leje drejtimi, me të cilin perplasi qëllimisht, shtetasin F. Gj., 34 vjeç.

Vijon puna për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.