Vendi ynë këtë të shtunë u përballë me rreshje të dendura shiu në të gjithë territorin.
Situata u paraqit disi më problematike në qytetin e Elbasanit.
Nga pamjet e siguruara, shihen rrugët e qytetit të përmbytura dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Sipas sinoptikanëve, moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe ditën e nesërme.





