Gramshi prej tre ditësh është pa energji elektrike. Deputeti i opozitës Blendi Himçi denoncon se fshatrat Çekin, Qerret, Cëruj, Drizë, Cingar Poshtë, Cingar Sipër, Galigat, Gjergjovinë dhe Kotorr janë lënë në errësirë, duke paralizuar jetën e banorëve.
Himçi vijon se aktivitetet ekonomike janë ndalur, frigoriferët familjarë janë boshatisur dhe ulliri i mbledhur rrezikon të humbasë pa u përpunuar, duke kërkuar zgjidhje urgjente dhe investime në infrastrukturën energjetike.
Postimi i deputetit Blendi Himçi
Situatë alarmante në Gramsh!
Banorët raportojnë se prej tre ditësh, fshatrat Çekin, Qerret, Cëruj, Drizë, Cingar Poshtë, Cingar Sipër, Galigat, Gjergjovinë dhe Kotorr janë pa energji elektrike.
Një zonë e tërë është lënë në errësirë dhe në harresë!
-Bizneset janë ndalur.
-Frigoriferët në familje janë boshatisur.
-Ulliri i mbledhur ka mbetur pa përpunuar dhe prodhimi rrezikon të hidhet poshtë!
Kjo nuk është rastësi ,sa herë bie shi, historia përsëritet.
Infrastruktura energjetike nuk mund të jetë luksi i qyteteve, ndërsa fshatrat mbeten të dorës së fundit!





