Reshjet e shiut ia kanë lënë vendin dëborës në Fushë Studen të Bashkisë Librazhd. Temperaturat janë ulur me disa gradë , ndërsa pika turistike është mbuluar nga manteli i bardhësisë.
Dëbora ka zbardhur edhe majën e Bukanikut në Gjinar, duke sjellë gjithashtu pamjet e dimrit në zonën turistike. Reshjet në ty dyja zonat kanë qenë të lehta dhe nuk raportohet asnjë problematikë në qarkullim.
Gjithësesi qytetarët kërkohet të tregojnë kujdes teksa i drejtohen destinacioneve turistike.
Infoweb Media





