Një 46-vjeçare nga Gramshi është paraqitur me urgjencë në Spitalin e Gramshit, pasi familjarët kanë konstatuar se ajo kishte konsumuar me tepri medikamentet që përdor për problemet e saj shëndetësore mendore.
E ndjera, e identifikuar me inicialet V. E., ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, të cilët po monitorojnë gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërkohë, materialet procedurale për rastin janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.





