Të gjithë drejt Librazhdit/Dëbora zbardh pikën turistike Fushë- Studen

0

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit. Këto janë pamjet që vijnë nga pika
turistike e Steblevës në Librazhd . Çdo gjë në zonën e Steblevës është tashmë nën pushtetin e borës, duke krijuar një panoramë përrallore. Malet tashmë janë mbuluar me dëborë, pemët janë zbardhur po ashtu, ndërsa liqeni i ngrirë i shton bukurinë zonës.

Si pasojë e dëborës janë regjistruar edhe vështirësi në lëvizje.
Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në aksin Librazhd – Qafë Thanë këshillohen të jenë të pajisur me zinxhirë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Aktualisht, në zonën e Dragostunjës ka prezencë akulli në rrugë, ndërsa Policia Rrugore ndodhet në terren për menaxhimin e situatës dhe për t’u ardhur në ndihmë mjeteve që bllokohen. Qarkullimi vijon me lëvizje të ngadaltë në të dy drejtimet.