Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë dy shtetas për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në pranga u vu shtetasi A. K., 45 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Gjithashtu u arrestua shtetasi E. Sh., i cili u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.





