Në vijim të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një servis në fshatin Dardhë, Librazhd, ku humbi jetën gjatë punës shtetasi L. D., 23 vjeç, Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e subjektit.
Në pranga ka rënë shtetasi I. P., 40 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Nga hetimet dyshohet se I. P. kishte punësuar në mënyrë të paligjshme dy persona, konkretisht vëllain e tij J. P. dhe shtetasin M. Q. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.





