KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar ditën e sotme se projekti i cili po ndërton nuk është çështje kombinimi partish, por është një proces që buron nga nevoja për drejtim të djathtë të Kosovës, për parime të qëndrueshme politike.
Gjatë një intervistë për mediat, Abdixhiku u shpreh se në këtë fazë projekti është përqëndruar në bashkimin e të gjithë atyre që historikisht i përkasin vizionit të LDK-së. Kjo si një hap i natyrshëm për të ndërtuar një alternativë serioze dhe të qëndrueshme.
I pyetur nëse presidentja aktuale Vjosa Osmani do t’i bashkohet këtij projekti, Abdixhiku nuk preferoi të jepte një përgjigjie konkrete duke mbajtur një qëndrim neutral ndaj kësaj çështje
“Thirrja ime dhe projekti që po ndërtoj nuk është çështje kombinimi partish. Është një proces që buron nga nevoja për drejtim të djathtë të Kosovës, për parime të qëndrueshme politike dhe për një vizion të qartë për Kosovën.





