VIDEO/Komedia që po bën namin në Elbasan:”Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, në Teatrin Skampa

0

 

“Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” ishte shfaqja premierë që u ngjit këtë fundjavë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan.

Nën regjinë e Donard Hasanit dhe me interpretimin e aktorëve Laert Vasili, Helidon Fino, Hervin Çuli, si dhe moderatores Atalanta Kërçyku, komedia përcjell mesazhe të forta për reflektim dhe ndërgjegjësim.

Vepra ndërthur humorin me temat sociale, duke sjellë në fokus njerëzit me aftësi ndryshe dhe përfshirjen e tyre në shoqëri.

Kasti i aktorëve solli në skenë interpretime të roleve aspak të lehta dhe jo të zakonshme, por duartrokitjet e publikut konfirmuan suksesin e kësaj shfaqjeje.

Pas performancës, aktorët u ndalën te emocionet në skenë, rëndësia e kimisë mes tyre dhe sfidat në përshtatjen me rolet.

Shfaqja erdhi për publikun elbasanas pas disa muajsh përgatitje, ndërsa regjisori premton se ajo do të udhëtojë edhe në qytete të tjera./Infoweb Media