Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

0

Qarku Elbasan

Qarkullonte me automjet, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimeve, konstatuan në bulevardin “Qemal Stafa”, një shtetas që kryente manovra të dyshimta, me automjet. Menjëherë iu vunë në ndjekje, dhe pas ndalimit konstatuan se drejtues ishte shtetasi G. M. alias G. M., 37 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 37-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 24 vjeç, pasi në fshatin Bradashesh, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen Caddy” që drejtonte, u gjetën mallra pa fatura shoqëruese. Automjeti dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka kanosur një 39-vjeçar dhe familjarë të tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen J. N., 46 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan”, dyshohet se ka humbur kontollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti, u dëmtuan lehtë, drejtuesja dhe 3 pasagjerë në këtë automjet (familjarë të saj).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasin M. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 39-vjeçar, për motive të dobëta. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Më datë 08.04.2026, shkoi për mjekim, në spitalin e Prrenjasit, shtetasi P. K., 59 vjeç, i cili dyshohet se gjatë lëvizjes me mjet bujqësor, në fshatin Qukës, është rrëzuar dhe si pasojë, është dëmtuar. Pas marrjes së asistencës mjekësore, 59-vjeçari u largua në banesë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, si ngjarje aksidentale.

Në fshatin Gjocaj, Peqin, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur automjeti i shtetasit J. H., 68 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.