A do e ftojë Bleron dhe Afronën në dasmën e saj? Flet për herë të parë Teuta Krasniqi

0

Të gjithë e dinë se ish-bashkëshortja e Bleros , Teuta Krasniqi dhe partnerja e tij aktuale, Afrona Dika, kanë një raport mjaft të mirë me njëra-tjetrën. Edhe pse janë njohur në rrethana aspak të këndshme, ato kanë treguar në intervista të ndryshme se gëzojnë respekt për njëra-tjetrën.

Madje kujtojmë se me rastin e festave të fundvitit, Teuta i habiti të gjithë kur i bëri një dhuratë Afronës. Aktorja e njohur i dhuroi partneres së ish-bashkëshortit, një krem nga kompania e saj dhe burrit aktual, Adonisit.

Ndërkohë së fundmi, Teuta ishte e ftuar në emisionin “Express Rozë”, ku ka treguar se po planifikon të zhvillojë një dasmë, pas dhjetë viteve me Adonis Morinën.

E pyetur nëse do të ketë një ftesë për ish-partnerin e saj, Blero, Teuta është shprehur se ia bëjnë shumë këtë pyetje.

“Ndonëse ne gëzojmë raporte shumë të mira, sikur unë me Afronën që kam një mendim shumë të mirë për atë vajzë por janë disa evente disa ngjarje ku tregohet ku e ke vendin ku se ke vendin”, ka thënë Teuta dhe me këtë ka nënkuptuar se Blero nuk do e marrë ftesën për dasmën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu