“A do mbash mëkatin apo do bësh viktimën”, Xhensila Myrtezaj i përgjigjet ‘thumbave’ të Bes Kallakut

0

Kënga e fundit e Bes Kallakut u duk si një thumb për ish-bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës.

Mbrëmjen e djeshme Xhensila ka zgjedhur ti përgjigjet Besit me një poezi nga ‘Rudyard Kipling’ në InstaStory.

“Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ta hedh ty dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…”

Kujtojmë se nga martesa e tyre disa vjeçare, çifti kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ajka dhe djalin Amen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu