Ndahet nga jeta bashkëshortja e Agron Llakajt: “Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës”!

0

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka ndarë me ne lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij, Kostandina, e cila vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Mes fjalëve të ndjera ai ka treguar se homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” dhe ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’”

Postimi i Aktorit:

“Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende… Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.
Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina, mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.
Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë).
Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu