A do të ketë luftë Izrael – Iran?

0

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka deklaruar se Iranit i duhet një konflikt në Palestinë për të justifikuar sipas tij, imperializmin e vet në rajon.

I ftuar në emisionin “Matrix” me Mehmet Kalisin, Kulla tha se “unë kam qenë një nga zërat e paktë që thoja nuk është Irani, se kur të përfshihet Irani, do ta shikoni Iranin”.

“Unë jam i bindur që Iranit i duhet një konflikt në Palestinë për të justifikuar, pra imperializmin e vet në rajon sidomos në raport me arabët, sepse arabët nuk i duan persët pra i duhet një kauzë Iranit, pra Liban, Siri, Irak, Jemen ndoshta edhe pak më gjerë se kjo. Dhe për këtë arsye kanë qenë shumë aktiv por ki parasysh që nëse zgjidhet Gaza dhe roli që ka sot mbi Gaza, Turqia Katari, Arabia Saudite, Egjipti e nxjerr Iranin jashtë loje. Pra Irani për të qenë pjesë e lojës, pra i lëvërdisë që ka tension në Gaza por nuk i intereson që të zgjidhet Gaza sepse po të zgjidhet Gaza dhe çështja e të dy shteteve përfundimisht Irani nuk ka se çfarë të bëjë aty, i ngelet vetëm jugu i Libanit”, tha Kulla në Tëvë1.

Derisa shtoi se ekstremit të djathtë izraelit nuk i intereson çështja e shtetit, shkuan teve1.info.

“ Në anën tjetër edhe ekstremit të djathë izraelit nuk i intereson çështja e shtetit. Te ekstremi i djathtë janë shumë shtresa të vendosura, nga këta Bibi është më i moderuar, nuk është ekstrem, është i djathtë por nuk është ekstrem. Problemi është ekstremi i djathtë”, shtoi Kulla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu