A do të kthehen Tea dhe Bearti në program? Çifti jep përgjigjen e papritur: Do e shohim

0

 

Tea dhe Bearti janë çifti më i komentuar i momentit, menjëherë pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik. Çifti, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Roped with Olsi”, thanë se pas gjithë atyre sulmeve dhe akuzave janë qetësuar.

Më konkretisht, Tea është shprehur se:

Mu deshën ca ditë të mësohesha me gjithë atë vëmendje, nuk ka qenë e lehtë të përballoja komentet e njerëzve. Por e kaluam, u mësuam.
Gjithashtu, ajo shtoi se fotot e para që u postuan dhe i pa publiku, i publikuan vetë që të jetonin në qetësi romancën e tyre. Por të dy si çift Tea dhe Bearti ngritën dyshime mbrëmjen e sotme se mund të bëhen sërish pjesë e “Për’puthen” apo ndonjë emisioni tjetër.

Kur u pyetën nga Olsi nëse mund të rikthehen si opinionistë në “Për’puthen”, Tea tha “Si opinionistë nuk do jemi, por do e shohim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu