A do të ndryshojë futbolli? Botërori, Superliga, “Fair-Play”, sfidat e vitit 2022…

0

Viti që do të ndryshojë futbollin përgjithmonë. Ose ndoshta jo. Në vitin 2022 luhen “ndeshje” pothuajse më të rëndësishme se ato në fushë, sfida që mund të krijojnë një të ardhme për futbollin krejtësisht të ndryshëm nga ajo në të cilën jetojmë.

Disa premtojnë përmirësime të padiskutueshme, të tjerë madje kërcënojnë ndarjet politike me pasoja të paparashikueshme (Kupa e Botës çdo dy vite, Superliga). Ndoshta para çdo revolucioni do të ishte e përshtatshme të krijohej një kalendar ndërkombëtar dhe, mbi këtë, të modeloheshin problemet…

Botërori – Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, ka identifikuar objektivin e radhës: Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet! Projekti ishte gati për të startuar finalet në 2024. Por, kreu i futbollit botëror, nuk e priste një kundërshtim kaq të fortë nga UEFA dhe Amerika e Jugut, të shqetësuara se një Kupë Botërore kaq e shpeshtë, do të merrte fonde dhe do të zbehte rëndësinë nga turnet e tyre, si dhe do të humbiste shenjtërinë e saj.

FIFA synon një “Po” në Kongresin e saj në fund të marsit. Situata është e qartë: “Jo” numëron 65 vota, por “Po” mund të jetë mbi 140, të mjaftueshme për miratimin e propozimit. Por me çfarë çmimi? Të tjerat “kundër” nuk votojnë. UEFA dhe Amerika e Jugut betohen se nuk do të marrin pjesë dhe janë bashkuar, për të bërë Botërorin e tyre (Ligën Ndërkombëtare e Kombeve nga viti 2024) dhe Interkontinentalin e tyre (Finalja e madhe mes kampionëve kontinentalë, që debuton më 1 qershor me Itali-Argjentinë). Ata po mendojnë gjithashtu të rinisin Kupën e Botës për klubet, të cilën FIFA papritur duket se e ka fshirë nga axhenda e saj.

Superliga – Nëse përçarja FIFA-UEFA për momentin është vetëm një skenar hipotetik dhe dramatik, ai mes UEFA-s dhe klubeve të mëdha kontinentale ishte gati të përfundonte natën mes 18 dhe 19 prillit: dymbëdhjetë klube, të udhëhequra nga Real Madrid, Juve dhe Barcelona, ​​shpallën çuditërisht Superligën, e cila në synimet e saj duhej të ndryshonte Champions League. Superliga do të ishte një turne ‘privat’ me 20 më të mirët në Europë që do të luanin midis tyre. Problem i vogël: në Europë nuk lejohet një turne “i mbyllur”. Ndryshe nga sistemi amerikan, përdoren promovime dhe zbritje.

Pas njoftimit të famshëm tronditës, 9 nga 12 themeluesit u larguan, por Florentino, Agnelli dhe Laporta vazhduan betejën deri në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. Çështja është në diskutim, vendimi pritet në fund të vitit 2022 e shumta në fillim të vitit 2023. Gjykata duhet t’i përgjigjet pyetjes, nëse UEFA është një monopol që shkel parimet e konkurrencës së lire apo jo. Ata të gjithë u bashkuan dhe folën në Nyon: federatat, ligat, ECA, lojtarët, Komisioni i BE-së, shtetet.

Nëse një Superligë do të lindte për më shumë se 20 ndeshje në vit, edhe ligat do të degradoheshin. Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, është gjithashtu i sigurt, se nuk do të kishte kuptim të kishim një Superligë, pa Bayern dhe PSG (kundër) dhe anglezët pa lojtarët e huaj. Do të ishte një futboll vetëm për të pasurit, një revolucion total.

“Fair-Play” financiar – Ai i vjetri ka vdekur, i riu do të lindë. Dhe ka një marrëveshje mes UEFA-s dhe klubeve për masat e reja. Do të jetë një sistem i përzier, midis një kufiri të veçantë pagash (kufi global mbi pagat, komisionet e agjentëve dhe shpenzimet për blerjet) dhe një takse luksi (gjoba progresive për tejkalimin e shpenzimeve).

E reja është se sanksionet ekonomike do të jenë të paracaktuara dhe automatike: një klub do të dijë paraprakisht se sa duhet të paguajë nëse tejkalon dhe kështu do të shmangen masat ndëshkimore. Krahasuar me projektin origjinal, negociatat e fundit me klubet kanë çuar në një korrigjim. Por gjithsesi, diskutimet e reja që priten në mars dhe miratimi në qershor, për të hyrë në fuqi sezonin e ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu