A do të shfuqizohet Bordi i çmimeve të karburanteve? Ja si përgjigjet ministrja e Financave

0

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë tha se lidhur me Bordin e Transparencës për çmimet e karburanteve, qeveria po pret vendimin e Gjykatës.

Ibrahimaj tha se ndërhyrja e qeverisë lidhur me çmimet e karburanteve ishte e nevojshme, pasi nuk ka lejuar tregtarët të rrisin fitimin.

“Në fakt Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve është duke u diskutuar në Gjykatën Kushtetuese, ka patur një seancë të parë, pritet një seancë e dytë dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne do veprojmë. Megjithatë unë i qëndroj asaj që kam përsëritur gjatë vitit të kaluar që ndërhyrja e qeverisë në vendosjen e çmimeve të karburanteve ishte një ndërhyrje e detyruar nga kushtet në të cilat ndodheshim. Qeveria asnjëherë nuk ka dashur të ndërhyje në forcat e tregut, por duke parë që kishte luhatje që nuk reflekton realisht rritjen e çmimeve të tregut dhe që të evitonim çdo abuzim nga tregtarët ne vendosëm të ndërhyjmë dhe shifrat tregojnë që ndërhyrja jonë ka qenë efektive”, u shpreh ministrja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu