A e mbështet ndryshimin e kufijve në Ballkan? Rama shmang pyetjen e sikletshme

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka takuar ditën e sotme homologun bullgar, Stefan Yanev, me të cilin ka mbajtur dhe një konferencë për shtyp.

Menjëherë pasi përfundoi fjalën e tij, Edi Ramës ju drejtuan dhe dy pyetje nga gazetarët e pranishëm në konferencë.

Pyetja e parë ishte a e mbështet ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe a duhet që Serbia të njohë Kosovën. Rama ju përgjigj vetëm pjesës së dytë të pyetjes.

“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë. Ccdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur për t’u bërë. Por besoj që ndërmjet dialogut, njohja e ndërsjellë do të vijë më shumë herët se vonë”, tha Rama.

Bullgaria kërkon garanci për plotësimin e marrëveshje me Maqedoninë. A mbështesni pozitën bullgare për këtë? Kjo ishte pyetja e dytë.

“Qëllimi ynë si Shqipëri është një qëndrim për të cilin askush nuk duhet të na ketë zili. Jemi midis dy miqve për arsye që s’kanë të bëjnë me ne. Nuk jemi këtu për të mbajtur anë, jemi këtu thjeshtë që të mbështesim faktin që të dyja të flasin dhe ta zgjidhin mes tyre. Nëse është nevoja, sigurisht që jemi gatshëm të ndihmojmë. Thirrja jonë është ju lutem flisni, ju lutem komunikoni. Këto ccështje sicc na mëson historia mund të behen me të ndërlikuara, nëse nuk ka komunikim të drejtëpërdrejtë dhe nëse nuk ka vullnet për të shtrenguar duart. BE po bën përpjekje të jashtëzakonshme, por në fund ju takon bullgareve dhe Maqedonisë që të dalin së bashku nga kjo situatë. Nuk kam një qëndrim, sepse thjesht do ta ndërlikoja më shumë dhe për ta ndërlikuar më shumë i mjafton vetja dhe nuk i duhem unë,” tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu