A është ndarë Stine nga partnerja?

0

Këngëtari i njohur Stine dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje. Por Stine i ka hedhur poshtë thashethemet, duke thënë se janë bashkë dhe të lumtur.

“Tani po e dëgjoj që jemi ndarë! Bashkë jemi dhe të lumtur,”- u shpreh këngëtari, i ftuar në “Glamour Zone”. Pyetjes nëse kanë plan për të bërë një fëmijë të dytë, ai iu përgjigj: “Rrugës jemi. Për mua nuk ka problem nëse është djalë apo vajzë!”

Çifti i njohur janë prindër të një vajze, Estias, dhe marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje. Ata i dhanë fund lidhjes në prag të Vitit të Ri 2018 dhe u ribashkuan rreth një vit më vonë.

Duket se dashuria e tyre “triumfoi” mbi mosmarrëveshjet, ndaj Stine dhe Graciela tani planifikojnë zgjerimin e familjes. Në një intervistë në shkurt të këtij viti, këngëtari u shpreh dëshiron të ketë një familje të madhe dhe se është shumë i lidhur me Estian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu