A i druheni një hetimi për hedhjen e granatave në seli?, Basha: Ne qëndruam 4 orë jashtë dhe…

0

Basha: Ndodhemi përballë partisë shtet dhe ish mësuesit të tij Berishës të cilët duan të shkatërrojnë shpresën e shqiptarëve për ndryshim, por nuk do munden. Ne jemi dhe do të vazhdojmë këtu!

Qytetaria, vlerat dhe vendosmëria e mbrojtën sot demokracinë nga epshi për pushtet I Trekëndëshit të Bermudës dhe Shqipëria do kthehet në situatë normale.

-A keni kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe kur? A u ngjitën protestuesit deri në këtë sallë?

Basha:-Pamjet I keni nxjerrë, ata që janë ngjitur këtu janë kriminelë, janë njerëz dhune.

Demokratët nuk ka nevojë të përplasen e të derdhin gjak për Berishën. Policia duhet të ndajë mirë rolin e saj, sepse pas një ore e gjysëm pretendonte se nuk po ndodhte asgjë.
Problemi është se partia shtet e ka kthyer policinë në instrument të shkeljes së ligjit, jo të mbrojtjess se qytetarëve.

Ata përshkallëzuan planin e Berishës për dhunë. Pasi kancelaritë përëndimorë shfaqën dhunën , këta silleshin sikur asgjë s kishte ndodhur.

-Janë hedhur granata, a i druheni hetimit policor?

Ne kemi qendruar 4 orë jashtë dhe duam të zbardhet ngjarja sepse autori I këtyre është vetëm Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu