A ka marrë fund karriera te Interi? Eriksen udhëton drejt Italisë

0

Kristian Eriksen pritet që të udhëtojë këtë javë drejt Milanos aty ku do të ndjekë me kujdes situatën e tij shëndetësore.

Danezi do t’i nënshtrohet analizave të detajuara nën sytë e mjekëve të Interit dhe më pas do të vlerësohet gjendja e tij. Çështje për momentin mbetet nëse do të heqin defribilatorin nga zemra e Eriksen apo duhet të vazhdojë ta mbajë në trup.

Kjo ndikon direkt dhe në të ardhmen e lojtarit, pasi me defribilator në zemër ligji italian nuk e lejon të luajë futboll. Sipas ‘’TuttomercatoWeb’’, Eriksen do të kërkojë dhe disa ditë relaksim nga klubi i Interit në mënyrë që të diskutojë me familjen të ardhmen e tij, se a do të vazhdojë apo jo të luajë futboll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu