A ka pasur efekte anësorë? Flet burri që mori 8 doza vaksinash Pfizer

0

Një burrë në Indi ka marrë së paku tetë vaksina për Covid-19 vitin e kaluar, tha një zyrtar shëndetësor. Brahmdeo Mandal, 65 vjeç, madje pretendon se ka marrë 11 doza.

Postieri i dalë në pension tha se dozat e kanë ndihmuar që t’i largojë dhimbjet dhe të qëndrojë i shëndoshë. Ai pretendoi se nuk ka përjetuar asnjë efekt anësor, shkruan BBC.

Burrit më në fund iu ndalua marrja e një doze tjetër në një kamp javën e kaluar. Një hetim ka nisur për të zbuluar se si i moshuari, që jeton me familjen e tij në distriktin Madhepura, arriti të merrte gjithë këto doza.

“Ne tashmë kemi gjetur dëshmi se ai ka marrë tetë doza në katër vende të ndryshme”, i tha BBC-së Amarendra Pratap Shahi, kirurg në Madhepura.

Sipas hetimeve fillestare, z.Mandal kishte arritur që të merrte dy doza brenda gjysmë ore dhe të dyja dozat ishin të regjistruara në sistem.

“Jemi shumë të hutuar për atë se si ka mundur të ndodhte kjo. Duket se ka ndodhur dështim i sistemit elektronik. Po mundohemi gjithashtu që të zbulojmë nëse ka pasur neglizhencë nga personeli i qendrave të vaksinimit”, tha Shahi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu