U arrestua për skandalin e publikimit të të dhënave të shqiptarëve, specialisti IT i apasionuar pas fotografimit të vazjave nudo

0

Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme pas njoftimit të publikuar se njëri prej specialistëve IT, i konsideruar si një prej përgjegjësve për publikimin e të dhënave personale ishte arrestuar nga policia.

Shtetasi Andi Agaraj akuzohet se ka shtiru të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë tek 2 përmbarimues. Ndërsa sipas detajeve të mësuara së fundmi, bëhet me dije se profesioni i tij ishte fotograf dhe në një intervistë të tij në një television ky i fundit kishte shprehur se pasioni i tij ishte fotografimi i vazjave nudo.

Agaraj ka përfunduar studimet për inxhinieri telekomunikacioni dhe punonte në administrat, por edhe më herët ka qenë pjesë e komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjet që janë bërë në serverin e tatimeve, duke dëshmuar në Kuvend. Por sot Agaraj është i prangosur pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e do të përballet me drejtësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu