A ka pasur njerëz të LSI-së gjatë protestës së 8 janarit?, Meta: Mora në telefon Këlliçin, pashë makinat në oborr dhe…

0

Meta: Mu kujtua diçka… Dua të sqaroj qëndrimin tim, si president them se 8 janari nuk është një ngjarje e izoluar por është një moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet prej muajsh e vitesh në sytë e shqiptareve që ka thelb mungesën e ballafaqimit dhe votën e lirë.

Kur të gjitha energjitë duhet të murizoheshin për të vënë sistemin e llogaridhënies, prej muajsh e vitesh po bëhemi dëshmitarë të kërcënimit të një institucioni demokratik.

Nuk dua të bëhem palë por si president jam tepër i shqetësuar, duhet respektuar vota e lirë e shumicës. Përdorimi i forcës si ndaj dyerve e dritareve dhe akoma me keq ndaj protestuesve është i dënueshëm dhe i papranueshëm. Dhe akuzat për persona kriminale brenda selisë janë alarmante.

Kur të gjithë e kanë të qartë që përdorimi i dhunës nuk është mekanizëm për të marrë pushtetin është i dënueshëm, duke shmangur ballafaqime transparente e demokratike bazuar në statutin e vetë partisë.

Mjetet fizike nuk mund të jenë zgjidhje, për më tepër që kjo parti duhet te jetë shembull. Sollën dhe një shembull pozitiv sepse bënë thirrje për të hequr dorë roja e PD.

U habita në Maqedoni kur kam dëgjuar deklarata të tilla, ky është reagimi zyrtar i presidentit. Duke ndjekur zhvillimet në seli, theksoj protestën paqësore si e drejtë legjitime, bëj thirrje shmangien e dhunës. Është e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje demokratike.

Kam kontaktuar me organet ligjzbatuese për të parandaluar cdo lloj incidenti.

I kërkoj falje Belind Këlliçit, sepse të shtunën kur kam parë makinat në oborrin e PD e pashë si moment provokativ, e mora në telefon dhe nuk ma ka hapur. Mos të preket asnjë makinë në oborr. Më tha: Po, Po!

Një orë para protestës i them mos humbni kontrollin paqësor të protestës. Presidenti është i qartë dhe dënon dhunën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu