“A ka qeveri më të keqe?” Petrit Vasili për rritjen e çmimit të energjisë

0

Një keqadministrim që shet e blen energji për interesat e xhepit. Luhatja e çmimit të bursave ka në qenë fenomen i zakonshëm në 30 vite, dhe gjithmonë në këto luhatje qeveritë kanë ndërhyrë me financimet e tyre pa ia hedhur në kurriz qytetarëve. Nuk mund të lëvizin çmimet sa herë ka luhatje në burse.

Aq më tepër një vend si Shqipëria që zotëron energji. Shikoni ku e ka katandis Edi Rama. Sepse janë dhjetëra, qindra milionë të shpërdoruara, prandaj sot nuk ka instrumenta financiare për të mbështetur qytetarët.

Shkatërrimi i energjisë..Ka vetëm mnjë rrugë përballja me të vërtetën. Ka vetëm, një përgjejgës. Ky është Edi Rama. Rruga është përballja me të. Ju e patë sot si bëri avokatin e oligarkëve dhe tha ata udhëheqin, ndërsa qytetarët janë viktimat dhe Edi Rama gjithmonë kundër tyre.

Oligarkët nuk dalin me fytyrën e vërtetë se druhen se zemërimi qytetar bie mbi ta. BB tha se Shqipëria ka 30% të varfër, më shumë se Kosova, Maqedonia. Kjo rritje e çmimit tqë energjisë vetëm që të shpërdoreohen më tej paratë e qytetarëve.

A ka qeveri më të keqe? Kjo ekonomi nuk ka më para për të mbështetur qytetarët se miliona euro shjkojnë për koncesionet. Një borxh që po shkon afër 100% PBB. Me çfarë do t’i paguajnë qytetarët dritat? S’kanë me çfarë t’i paguajnë, do qëndrojnë në errësirë. Kjo qeveri të fut në burg. Vetëm përballja është rruga e vetme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu