Të paktën 60 persona kanë humbur jetën, rritet numri i viktimave nga sulmi terrorist në një Xhami në Afganistan

0

Është rritur numri i viktimave nga sulmi kamikaz që deri në këto momente la të paktën 60 persona të vdekur dhe 107 të tjerë të plagosur në Kunduz të Afganistanit. Raportohet se sulmi ndodhi në një xhami Shiite.

“Deri më tani kemi pritur më shumë se 90 të lënduar dhe më shumë se 15 viktima, por numrat do të ndryshojnë. Po vijojmë që të presim njerëz” u shpreh një anëtar i Mjekëve pa Kufi për AFP.

Bilanci i viktimave pritet që të rritet. Pamjet e publikuara nga mediat janë të rënda dhe tregojnë njerëz të gjymtuar e gjakosur të shtrirë në tokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu