Pjesë nga konferenca:
Gazetarja: A ka vende skeptike ndaj Shqipërisë në Këshillin Evropian që do të mund të pengojnë hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare më 22 Qershor?
Michael Roth: Në Shqipëri sikundër edhe në Maqedonin e Veriut klima është pozitive. Edhe në kontekstin e pandemisë kemi një prespektivë më miqësore. Për momentin ne kemi konstatuar vetëm një problem që nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por që është emocional mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Rama: A ka a s’ka vende skeptike ne nuk e dimë, se ka dalë Bullgaria përpara dhe është ajo që e bllokon procesin.
Nëse zgjidhet ngërçi atëherë do të shohim nëse ka apo nuk ka vende skeptike.