Momenti më i përshtatshëm për të dërguar një aplikim pune

0
Application Form Document Filling Concept

Gjatë kohës që kërkojmë dëshpërimisht për një punë të re, gjëja e fundit që mendojmë është ora për të aplikuar. Kujt do t’i shkonte ndërmend të priste një orar të caktuar për të dërguar një CV?

Gjithsesi, sipas ekspertëve ky detaj ka rëndësi të veçantë dhe bën diferencë të madhe në përgjigjen që mund të merrni.

Sipas studimeve të kryera, ata që dërgonin CV-në e tyre rreth orës 7:30 të pasdites, kur orari zyrtar i punës ka përfunduar, kishin më pak se 3% shanse të merrnin përgjigje pozitive nga kompania.

Kur është momenti më i mirë? 

Mëngjesi herët ose vonë gjatë natës.

Duke nisur një aplikim pune rreth orës 6:00 të mëngjesit deri në 10:00, ka më shumë shanse që aplikimi juaj të merret seriozisht dhe me përparësi, pasi është detyra e parë që duhet të bëjë personi përgjegjës për këtë.

Mëngjeseve të gjithë janë më të freskët dhe lodhja e ditës s’ka nisur ende, prandaj shanset tuaja për ta fituar takimin e intervistës janë më të larta. Një tjetër këshillë: Aplikoni menjëherë sapo shihni të postuar vendin e lirë të punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu