A kanë fytyrë ‘Rilindasit’ të kërkojnë votën e vlonjatëve? Ja si shpret Petrit Vasili

0

Skandali i audio-përgjimit të Artan Lames ka mbërritur deri në rrugët e Vlorës.Petrit Vasili ka reaguar kundrejt audio-përgjimit duke i dhënë dhe një mesazh qytetarëve.

Nga Vlora Petrit Vasili:

Jam sërish në Vlorë në kuadrin e ndjekies së gjithë shqetësimeve të qytetarëve.Sot vërtet jam shumë i tronditur nga ajo që kam parë në rrugën Peshkpi, Selenicë,një situatë katastrofike gati e pabesueshme.

Unë  kam ndarë me publikun pamjet e tmerrshme që kam parë të një zone kaq të izoluar pranë Vlorës dhe sigurisht kam bërë një pyetje që e kam bëre vazhdimisht: A kanë më fytyrë Rilindasit të kërkojnë vota duke pasur kaq afër qytetit të  Vlorës këtë izolim çnjerëzor?

Por sigurisht duke parë qartësisht se kush drejton Vlorën patjetër që paturpësia nuk ka fund, por një gjë është shumë e qartë në Vlorë përfundimisht ka vetëm një garë,vetëm për Kandidatët e  Lëvizjes Socialiste për Integrim.Vlora kurrë nuk është vendi që reciklon mbeturina dhe sot unë pashë rrugë të shqyera nga balta në Selenicë vetëm e vetëm për të gënjyer për tu  hedhur hi syve.

Vlora kurrë ska pranuar as të tallen e as ta mashtrojnë atë në gjithë historinë e saj por mesa duket të gjithë kanë të njejtën linjë mashtrimi.Ju sot dhe jeni njohur me një regjistrim tronditës,besoj më i rëndi që mund të kemi dëgjuar se si mbi 100 mijë familje anembanë vendit mbahen me mashtrime vazhdimisht derisa të shtyjnë ditën e zgjedhjeve për tju vërsulur,për të hapur terrene të reja ku mijëra familje të ngrihen në mjerim.

Nuk duhet të kemi  kandidat si Artan Lama i cili guxonte të mashtronte dhe ta mohonte këtë paturpësi.

Nga Vlora vjen vetëm një mesazh,asnjë minutë për tu humbur të gjithë më 25 Prill në kutinë e votimit goditje mu në zëmër  mashtruesëve të cilët nuk e kanë për turp që ta kthejne tokë të djegur Vlorën vetëm për interes të grabitqarëve,oligarëve dhe hajdutëve.Faleminderit të gjithëve!

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu