Skandal/ Zyrtari shqiptar kërkon para dhe favore seksuale vajzave në zyrë për t’i punësuar pas zgjedhjeve të 25-prillit

0

Zv/Kryetari i FRD-së, Ilir Hodaj është zyrtari që ka ngacmuar vajzat që i ka marrë në punë për fushatë.

Ngacmimet kanë ndodhur brenda zyrës së tij ku ai i ka kërkuar favore seksuale dhe para vajzave të ndryshme duke iu premtuar punësim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Emisioni “Stop” publikoi skandalin në fjalë. Zyrtari i regjistruar, shprehet se aktivistët do të merren në punë pa para, ndërsa ata që janë në punë e do të duan t’i mbajnë vendet e punës, duhet të paguajnë atë dhe zyrtarë të tjerë të partisë.

Por premtimi nuk është vetëm për vende pune, por zyrtari nuk ngurron edhe të ngacmojë seksualisht vajzën, që po punon për fushatën dhe kërkon të sistemohet në punë pas 25 Prillit.

Keywords: Infowebtv, zyrtar, skandal

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu