A ke menduar të bësh një këngë shqip? Dua Lipa shuan kuriozitetin e të gjithëve

0

Gjatë vizitës së sotme në Tiranë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa deklaroi se ka menduar të sjellë një këngë shqiptare.

Ylli i muzikës Pop u shpreh mirënjohëse ndaj mbështetjes së shqiptarëve kudo në botë, ndërsa premtoi surpriza në festivalin Sunny Hill, por nuk zbuloi më tepër detaje apo ndonjë emër artisti ndërkombëtar me të cilin do të performojë.

“Mburrem shumë që e kam mundësinë të jem këtu sot, të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre të mundem jo vetëm me këtë kopsht edhe më tej. Për një komunitet që më ka dhënë shumë, për krejt shqiptarët përreth botës që më kanë suportu, kjo është një mënyrë e vogël çfarë mund të bej kështu që shumë faleminderit për suportin!”, u shpreh këngëtarja gjatë konferencës për shtyp.

Pyetje:Ke menduar të bësh një këngë autentike shqiptare dhe të çudisësh botën?

Dua Lipa: E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare.

Pyetje: Ke menduar të këndosh një këngë në gjuhën shqipe?

Dua Lipa: Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një Cover, që ti dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip. E kam ëndërr të madhe edhe të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë, edhe neve si shqiptarë. Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativ, punojmë fort dhe ka të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here