A po shkon opozita drejt mosnjohjes së zgjedhjeve?! Pas Bashës edhe Kryemadhi kërkon që të marrë…

0

 

LSI ka kërkuar nga KQZ që ti vihet në dispozicion i gjithë materiali filmik nga vendet e numërimit të votave, pasi ka pretendime për manipulime apo pasaktësi.

Në një deklaratë që bëri sot nga selia, Kryemadhi kërkoi falje për djegjen e mandateve por gjithashtu ka akuzuar partinë Socialiste se ka vjedhur dhe tjetërsuar votat e qytetarëve duke i marrë mandate LSI-së në qarqe të ndryshme si ai i Durrësit, Fierit dhe Beratit.

Më herët kërkesë në KQZ për të marrë pamjet filmike bëri dhe PD, përmes një shkrese që mbante firmën e Ivi Kasos. Mbetet për tu parë nëse pretendimet e opozitës janë aq të mëdha sa dy partitë kryesore të saj të mos njohin zgjedhjet e së dielës.

Në rang vendi në këto zgjedhje PS siguroi 74 mandate, përkundrejt 59 të PD-së, 4 të LSI-së dhe 3 të PSD-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu