Abuzim me dominimin e saj në treg? Gjermania nis hetimet ndaj Apple

0

Zyra Federale Gjermane e Kartelit e quajtur ndryshme Bundeskartellamt ka filluar një hetim nëse Apple ka abuzuar me dominimin e saj në treg.

Në një deklaratë nga Zyra Federale e Kartelit thuhet se pas ankesave në lidhje me kufizimin e ndjekjes së përdoruesve në sistemin operativ iOS 14.5 të Apple, filloi një hetim nëse kompania amerikane ka abuzuar me dominimin e saj në treg.

Në deklaratë thuhet se aplikacionet e integruara të Apple dhe ankesat e tjera në lidhje me sistemin e blerjes në aplikacion do të jenë gjithashtu objekt shqyrtimi. Më tej thuhet se më 28 janar ka nisur një hetim kundër Facebook, më 18 maj kundër Amazon dhe më 25 maj kundër Google për abuzim me dominimin e tregut.

Ndërkohë me miratimin e ndryshimeve në ligjin e antitrustit në lidhje me kompanitë digjitale në Gjermani në janar 2021, Zyrës Federale të Kartelit iu dhanë kompetenca më të mëdha për të përcaktuar dominimin në treg të kompanive dhe për të ndaluar praktika të caktuara anti-konkurruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu