Policia në Krujë ka arrestuar një të ri i cili ishte i shpallur në kërkim për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë”.
Kështu, është ndaluar 26-vjeçari Sh. M., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”.
Njoftohet se i riu dyshohet që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një 30-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019.
Po ashtu, policia në Durrës arrestoi në flagrancë A. B., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.