Abuzoi me të miturën para 4 vitesh, arrestohet 23-vjeçari (Emri)

0

Policia e Durrsit ka arrestuar një 23-vjeç të shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me të mitur”. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, ku i riu Kristjan Stojani është dënuar me 3 vjet e 5 muaj burg për shkak se kishte abuzuar s*ksualisht me një vajzë të mitur.

Ditën e sotme u bë i mundur arrestimi i tij në qytetin e Durrsit.

Njoftimi i plotë i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu