Policia Elbasan arreston pronarin e një lokali

0

Komunikata e Policisë Elbasan:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Evidentohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë pronari i subjektit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin K. M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas u procedua penalisht, pasi në ambientet e lokalit të tij ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu